Politike
‘Ai është gangster’, nënkryetari i KZAZ denoncon deputetin e PS-së
Nënkryetari i KZAZ-së nr 70 në Maliq, Kujtim Hoxha, ka denoncuar në polici deputetin e PS Ilir Pendavinji, duke e cilësuar si një gangster. Kujtim Hoxha është paraqitur në komisariatin e policisë, për të denoncuar deputetin e Partisë Socialiste për Maliqin, Ilir Pendavinjin.
Shkoi në Zvezdë pas raportimeve për konflikt atje, dhe kur ka shkuar është kërcënuar nga deputeti i PS-së. Hoxha shtoi se kjo nuk është një situatë normale, për të patur zgjedhje të lira.
“Nuk ishte një situatë normale për të pasur zgjedhje të lira. Unë denoncimin do ta bëj për Ilir Pendavinjin, se quaj deputet, ai është një gangster. Në ambientet e votimit është shprehur se sido që të votohet, ne me Edi Ramën e kemi të fituar”, u shpreh ai.