Pinknews
Ai i fejuar mbi 7 vite, Elhaida Dani në një lidhje me balerinin e saj

Duket se spektakli i kërcimit ku këngëtarja Elhaida Dani po merr pjesë, edhe nëse nuk e shpall fituese të çmimit të madh, nuk del kurrsesi e humbur.
Ajo ka shkëmbyer një puthje në skenë me balerinin e saj shoqërues Ledian Agalliun, e nuk dihet nëse kjo e fundit ka qenë thjesht një puthje skenike apo mes dyshes ka diçka më shumë.
Elhaida dhe Lediani janë puthur plot pasion para kamerave teksa publiku e ka pritur puthjen me pikëpyetje. Kjo pasi balerini ka bërë publike fejesën e tij disa vite më parë dhe ishte në një lidhje të gjatë dashurie me një vajzë të quajtur Ditjona.
Nuk dihet nëse thashethemet për ndarjen e tyre janë të vërteta dhe Lediani është hedhur në krahët e Elhaidës apo puthja e tyre ishte thjesht për efekt të performancës…

