Connect with us

Pinknews

Ajo 64 vjeç, ai 26 vjeç, prindër së shpejti! Çifti rrëfejnë historinë në ekranin shqiptar

Cherly (63 vjeçe) dhe Quran (26 vjeç), çifti që ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve në TikTok për marrëdhënien e tyre unike dhe diferencën e madhe në moshë, ndanë një lajm të papritur në emision televiziv.

Ata treguan se, pas një kohe të gjatë përpjekjesh, kanë qenë të suksesshëm në gjetjen e një nëne mbartëse, por ky proces ka qenë i mbushur me sfida dhe zhgënjime.

Cherly dhe Quran shpjeguan se kanë patur katër nëna surrogate të ndryshme, secila prej të cilave ndryshonte mendje ose nuk ishte e përshtatshme për të vazhduar procesin. Cherly ndau përvojën e tyre të vështirë, duke theksuar rastin e një gruaje që pranoi të ishte mbartëse, por më vonë u zbulua se ajo kishte përdorur drogë deri në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Ne e zbuluam pasi ngeli shtatzënë, nuk kishte përputhje të informacionit me të dhënat që neve na kishte thënë. Më vonë kuptuam që diçka nuk shkonte. Ne kërkonim që fëmija të ishte i shëndetshëm,” u shpreh Cherly.

Gjatë intervistës, Bieta Sulo pyeti për përvojën me tre shtatzënitë e para që nuk patën sukses. Quran shpjegoi se ato raste nuk përfunduan me shtatzëni, por nëna e katërt, e cila fillimisht i dha atyre shpresë, tani po përballet me një betejë ligjore. “Ajo dëshiron ta mbajë fëmijën, i cili është i imi. Kjo është beteja jonë ligjore tani,” tha Quran, duke treguar se kjo grua kishte qenë më parë shtatzënë me një djalë që e kishte abortuar, por tani që është vajzë, ajo dëshiron ta mbajë dhe nuk pranon ta dorëzojë tek çifti.

Çifti dhe sfidat e tyre drejt prindërimit

Pavarësisht sfidave, Cherly dhe Quran nuk kanë humbur shpresat dhe janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’u bërë prindër. Çifti ka shprehur dëshirën për të krijuar një familje dhe për të rritur fëmijën e tyre në një mjedis të dashur dhe të kujdesshëm. Ata shpresojnë që kjo betejë ligjore të përfundojë me sukses dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër së bashku.

Advertisement