Aktualitet
‘Ajo që i druheshim…’/ IGJEUM shpjegon arsyen se pse po ‘digjet’ Toka
Shqipëria është skuqur ashtu si Europa Juglindore. Temperatuarat këtë javë sipas meteorologëve në Institutin e Gjeoshkencave shënojnë tre deri në gjashtë gradë më të larta se normalja. Ngrohja globale ka shfaqur efektet dhe në vendin tonë.
“Këto ndryshime të klimës vijnë për shkak të ngrohjes globale. Rritja e temperaturës mesatare globale përkthehet dhe në klimë locale të vendit tonë. Ajo që druheshim po ndodh.. pasojat janë përmbytje, stuhi breshëri në dimër dhe valë të nxehti dhe zjarre në pyje në verë… “
Mëngjeset dhe netët për shkak të ndryshimeve klimatike janë bërë me të nxehta ndërsa periudhat me temperatura të larta më të shpeshta e të gjata.
“Kemi rritje të vlerës mesatare të temperaturës, por kjo ka ardhur gradualisht vit pas viti. Nëse verën e 2022 e krahasojmë me normën që ne i referohemi vitet 60-90 ka qenë 3. 8 gradë mbi normën mesatare. Pritet të mbyllet muaji për ta vlerësuar situatën këtë vit. Netë tropikale kur termometri shënon tempertuara të natës mbi 20 gradë. Në Tiranë është regjistruar 23-24 gradë, por ka pasur dhe më lart.
Nëse mesatarja globale e temperaturave rritet me 1.8 deri në 2 gradë sipas meteorologëve ngjarjet ekstreme të motit do të ishin më të mëdha.