Aktualitet
“Akordet e Plaza-s”-historia se si amerikanët shkatërruan ekonominë japoneze 40 vite pas bombardimeve të Hiroshimas dhe Nagasakit
Nga Eljanos Kasaj
“Akordet e Plaza-s”-historia se si amerikanët shkatërruan ekonominë japoneze 40 vite pas bombardimeve të Hiroshimas dhe Nagasakit
Në vitin 1985, pesë kombe takohen në Hotel Plaza në Nju Jork. Misioni i tyre? Të ndalonin me çdo kusht Japoninë nga “pushtimi i tregjeve botërore”. Ajo që ndodhi më pas shkatërroi ekonominë e Japonisë për dekadat e ardhshme.
Kjo është historia brutale e cila tregon se si edhe superfuqitë ekonomike mund të gjynjëzohen brenda natës, pa pasur nevojë për vendosien e sanksioneve ekonomike ose fillimin e luftrave të përgjakshme, por thjesht me anë të dakortëzimit ekonomik.
Në vitin 1989, Japonia dukej e pandalshme!
PBB për frymë më e lartë se ajo e SHBA-së. 8 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë ishin japoneze. Pasuritë e patundshme në Tokio vlenin më shumë se i gjithë shteti i Kalifornisë. Kompanitë japoneze po blinin Qendrën Rokfeller dhe studiot kinematografike të Hollivudit.
Amerika ishte e tmerruar!…
Por cili ishte problemi?
Amerika po mbytej në deficite tregtare. Makinat, elektronika dhe teknologjia japoneze po mbushnin tregjet amerikane. Produktet amerikane thjesht nuk mund të konkurronin.
Uashingtoni kishte dy mundësi: të rregullonte ekonominë e vet ose të sabotonte atë të Japonisë.
Ata zgjodhën sabotimin.
Kështu, më 22 shtator 1985, pesë kombe u mblodhën në Hotelin Plaza në Nju Jork.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania Perëndimore, Franca dhe Japonia – atje ata nënshkruan “Akordet e Plazza-s”, një marrëveshje për të forcuar artificialisht jenin japonez. Qeveria japoneze mendoi se ishte diplomaci, por kjo ishte një “luftë ekonomike” zyrtare….
Rezultatet e “Akordeve të Plazza-s” qenë katastrofale:
Jeni japonez u dyfishua në vlerë brenda natës. Një jen i fortë i bëri produktet japoneze jashtëzakonisht të shtrenjta. Televizorët Sony, makinat Toyota – të gjitha u bënë shumë të shtrenjta për tregjet globale. Eksportet japoneze ranë në kolaps.
Qeveria japoneze u panikua!
Për të shpëtuar ekonominë e tyre, ata e ulën normën e interesit në 2.5%. Paratë e lira përmbytën sistemin. Njerëzit morën hua miliona për të blerë aksione dhe pasuri të paluajtshme. Spekulimet u çmendën. Të gjithë mendonin se çmimet do të vazhdonin të rriteshin përgjithmonë.
Deri në vitin 1990, situata kishte dalë totalisht nga kontrolli:
Toka e Pallatit Perandorak të Tokios “vlenin” më shumë se e gjithë Kanadaja! Një metër katror në bregdetin e Ginzës kushtonte më shumë se 100.000 dollarë! Tregu i aksioneve arriti rekordin më të lartë në historinë e Japonisë!
Por gjithçka ishte e rreme…E ndërtuar mbi borxhe. E ndërtuar mbi spekulime.
Dhe pastaj…shpërtheu.
Në vitin 1990 “mbrekullia ekonomike” e paprecedentë e Japonisë mori fund.
Rezultati? 1 trilion dollarë të humbur në aksione. 3 trilionë dollarë të humbur në pasuri të paluajtshme. Shumë banka të fuqishme japoneze falimentuan. Shumë kompani japoneze falimentuan ose u detyruan të shisnin aksionet e tyre për thërime buke tek investitorët e huaj(amerikan, britanik, gjerman). Pagat e sektorit publik u ngrinë dhe nuk u rikuperuan më kurrë.
Japonia hyri në atë që ekonomistët tani e quajnë “Dekadat e Humbura”.
Sot ekonomia e Japonisë ende nuk është rikuperuar.
Pagat nuk kanë ndryshuar që nga viti 1997. Popullsia po zvogëlohet në shifra të frikshme. Të rinjtë nuk mund të përballojnë shtëpitë ose të krijojnë familje. Ndërsa shumë prej tyre, presioni ekonomik i ka lënë pa zgjidhje tjetër përveçse t’i japin fund jetës së tyre (shkalla e vetëvrasjeve u rrit me 34.7% vetëm në vitin 1998) ose të zhduken ( sot rreth 100,000 njerëz zhduken çdo ditë në Japoni, për të filluar një jetë të re me një identitet të ri).
Një takim në vitin 1985 shkatërroi 40 vjet prosperitet të një kombi paqësor.
Mësimi brutal i kësaj historie tragjike:
Qeveritë mund të shkatërrojnë ekonomi të tëra brenda natës. Populli japonez i besoi naivisht “sistemit financiar global”. Amerika e përdori këtë për të “vrarë” konkurrentin e saj dhe për ta ruajtur dominimin e saj në Azi, siç vijon të mbetet edhe në ditët e sotme.