Connect with us

Politike

Aksi Qukës-Qafë Plloç/ Berisha zbardh skemën e vjedhjes

Ish-kryeministri Sali Berisha, në aktivitetin e organizuar për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Maliq, është ndalur tek rruga Qafë-Plloçë-Qukës, rrugë që sipas tij përveçse nuk i shërben më qëllimit të saj kryesor, pra shkurtimit të distancës për qytetarët, u ka kushtuar atyre shumë pasi është një rrugë e cila është zgjatur disa herë.

Ai ka zbuluar edhe skemën me të cilën është vjedhur në këtë aks, duke u shprehur se lotet nuk përputhen dhe dalin me 15 apo 20 metra mospërputhje, çka ka zgjatur gjatësinë e rrugës dhe ka shtuar mundësinë për të vjedhur edhe më shumë.

“Qafë Plloçë-Qukës, do sillej Korça më afër Tiranës ky ishte qëllimi, nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën me një orë, rruga do ta shkurtonte me gjysmë ore. Ajo nuk shkurton më as 5 apo 10 minuta sepse e hëngri korrupsioni. Ç’kanë bërë, në 2 segmente të saj lotet dalin me 15 -20 metra mospërputhje e detyrohen të zgjasin rrugën që të përputhin lotet. Kjo ishte mënyra e si të vjedhin më shumë.

Korçë-Kolonjë nisi në 2011-2012 e nuk ka përfunduar se vetëm kanë vjedhur”, tha Berisha.

Advertisement