Connect with us

Pinknews

Aksident fatal/ Ish banori i ‘BBV’ shihet i gjakosur në fytyrë (FOTO+EMRI)

Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia, ka tronditur ndjekësit e tij mëngjesin e sotëm me disa pamje shqetësuese nga një aksident rrugor.

Përmes një postimi në “Instastory”, ai ndau një foto të një makine të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa më pas tregoi edhe fytyrën e tij të plagosur si pasojë e aksidentit.

Pamjet që publikoi aktori shoqëroheshin me një zemër të thyer, që tregonte qartë se përvoja ishte e rëndë për të.

Gani Gërmia zgjodhi të publikojë vetë ngjarjen, duke mos lënë hapësirë për spekulime apo raportime nga media, duke bërë kështu një diferencë me rastin e Meriton Mjekiqit, i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes për një aksident që u përdor për të promovuar emisionin e tij të ardhshëm.

Fatmirësisht, Gërmia ka dalë i gjallë nga aksidenti, megjithatë gjendja e tij duket se ka qenë mjaft e vështirë. Në këtë rast, i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë!

Advertisement