Connect with us

Kronike

Aksident fatal/ Kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot” të Përmetit. Mësohet se një kamion ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur lehtë shoferi i cili është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi, 64-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës”,- njofton Policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Advertisement