Kronike
Aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar pasditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Në aksident janë përfshirë 7 makina, të cilat kanëpësuar dëmtime të konsiderueshme.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, pasi Policia e Shtetit, ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, edhe pse kanë mbërritur ‘uniformat blu’ që po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Prej aksidentit, janë krijuar radhë të gjata kilometrike me makina për shkak të bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës.