Kronike
Aksident fatal në kantier ndërtimi/ 66-vjeçar bie nga ndërtesa teksa po punonte, humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën.
Shtetasi me iniciale R.H., dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. 66-vjeçari, i cili ishte punonjës i firmës së ndërtimit, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
“Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

