Kronike
Aksident fatal në zonën turistike të Qeparos, raportohet për dy viktima, njëri dyshohet shtetas i huaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të zonës turistike të Qeparosë, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Sipas informacionit të para, një nga viktimat dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës janë shprehur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit dhe identitetin e viktimave. Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë duke vijuar.

