Connect with us

Kronike

Aksident fatal/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 8 vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë janë plagosur 6 persona dhe ka ndërruar jetë një tjetër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqem, ndërsa nga përplasja ka ndërruar jetë një 8-vjeçare.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit që drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka ndërruar jetë një nga vajzat e saj.

Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident./balkanweb

Advertisement