Kronike
Aksident i frikshëm në ‘Bllok’, makina përmbyset
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/AKSIDENT-1.jpg)
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një makinë e tipit “Toyota Yaris” ka goditur godet mjetin tip “Renault”.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë, ndërsa si pasojë e përplasjes, “Toyota” është anuar dhe është përmbysur.
Në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, por nga informacionet paraparake nuk raportohet për persona të lënduar.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)