Connect with us

Kronike

Aksident i frikshëm në Fier! Motori përplas nga mbrapa makinën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofsh, pranë repartit të FNSH. Një motomjet ka goditur nga pas një automjet tip Opel, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement