Connect with us

Bota

Aksident i frikshëm,, përplaset aeroplani me 62 persona në bord

Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona është rrëzuar në periferi të São Paulo, sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, raporton CNN Brasil.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se “duket” të gjithë pasagjerët mund të kenë vdekur në aksident.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur,” tha ai në një video të shpërndarë në X.

Sipas të dhënave në Flightradar24, avioni Voepass u largua nga Cascavel dhe ishte rrugës për në São Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30 me orën lokale.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore Voepass.

Advertisement