Kronike
Aksident i rëndë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset një 14-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se i mitur, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

