Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren (DETAJET)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një këmbësore është përplasur nga një makinë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, Korçë, pranë kinema “Majestic”, ku automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin G. M., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren K. B., 65 vjeçe, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kronike

Kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si boss i krimit/ Të pathënat me lidhjet kriminale

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala  ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Pjesë nga dokumentari:

Por kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit. Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.

Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin  e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.  Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin  mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi.  I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit.  “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.

Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij.  Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.

“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.

Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.

Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim  bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.

Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit  kunat i Roan Brahimit.  Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.

Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë.

Continue Reading

Kronike

Atentati që eliminoi Roan Brahimin/ Dëshminë e gruas që pa vrasjen: Djali po vraponte drejt nesh…

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Pjesë nga dokumentari:

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Athinë. Me siguri ndoshta nga Dubai i largët, ku qëndronte prej kohësh. Aty ku kanë gjetur strehë shumë kriminelë shqiptarë, që nga viti 2021. Kur mbi ta filloi të bjerë drapri i drejtësisë dhe të vinin re me shqetësim se koha kur ata ishin të paprekshëm kishte përfunduar.

Por Roan Brahimi, që emrin e tij të vërtetë e kishte Sidorel Prendi, nuk kishte nga ta dinte se për të ky ishte fluturimi i fundit. Edhe pse ndoshta ai ka menduar se i kishte krijuar vetes kushtet e duhura të sigurisë, për t’iu shmangur armiqve të tij. Një mendim mesa duket i rremë, ku nuk përjashtohet edhe tradhtia që mund ta ketë ndjekur, te personat e tij të afërt me të cilët shoqërohej gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të kenë qenë furnizuesit me informacione për kundërshtarët e tij e që duket se i kishin marrë masat mirë për ta futur në një kuti, nga e cila ai do ta kishte të vështirë të dilte i gjallë. Kjo kuti do të ishte familja e tij e ngushtë, të cilën prej kohësh, që nga përfshirja e tij në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ai kishte vendosur ta zhvendoste prej kohësh në Greqi.

 

 

Këtë informacion e dispononin edhe rivalët e tij, të cilët mesa duket ishin gjithë sy dhe veshë, në të dyja krahët, për të vëzhguar si duhet lëvizjet. Si në Dubai ku qëndronte ashtu edhe në Athinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali i tij. Dhe momenti i duhur mesa duket nuk vonoi.  Kjo pasi malli për familjen e detyroi Roan Brahimin të linte strehën e tij të sigurt në Dubai, dhe të merrte në fillimin e muajit maj, në vigjilje të Pashkëve Ortodokse avionin dhe të udhëtonte drejt Greqisë.

Një surprizë edhe për vetë bashkëshorten  e cila tha për hetuesit se ajo nuk kishte asnjë dijeni për mbërritjen e tij në Greqi. “Unë nuk kisha asnjë dijeni që bashkëshorti im, do të vinte. Kjo ishte një surprizë që ai na kishte përgatitur. Vetëm kur erdhi ditën e shtunë, për Pashkë dhe e pashë në kishë”, thotë Katerina Beqo. Pra sipas bashkëshortes së tij, Roan Brahimi mendohet që ka mbërritur në Greqi, ditën e shtunë, më datë 4 maj. Pesë ditë para se ai të qëllohej për vdekje në rrugën ‘Bajron’ në zonën e Vyronas në Athinë, nga dy persona të cilët iu afruan me motor makinës me të cilën ai lëvizte. Ku në brendësi të makinës në këtë moment, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e identifikuar si Katerina Beqo, me të cilën kishte edhe një djalë. E cila e lemeritur pa se si dy persona me skafandër në kokë, të hipur mbi motor, u afrua pranë xhamit të shoferit dhe qëlluan mbi drejtuesin e mjetit, që ishte bashkëshorti i saj. “Unë isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Pashë vetëm dy persona me skafandër që u afruan me motor dhe qëlluan. Më pas unë dola nga makina”, thotë Beqo.

Kjo skenë u pa edhe nga fëmija i tyre. I cili në këtë çast ndodhej në parkun e lojërave pranë vendit ku u krye ekzekutimi. Dhe sapo pa makinën e babait të tij, të parkuar në kryqëzimin e rrugëve Mesolongji dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou vrapoi t’i hidhej në krah. Vrapim i cili u ndal nga dy personat me kokore, mbi motor, që qëlluan mbi babain e tij. Një moment rrëqethës, për një fëmijë që shikon atë skenë të babait të tij, të dergjur në timonin e makinës. Djali i cili më pas u mor nga gjyshja e tij, për t’u larguar nga vendngjarja. Një traumë që mesa duket do ta shoqërojë gjithë jetën. “Atë mbrëmje ne kishim shkuar për të marrë djalin në një kënd lojërash. Pasi e kishim lënë në shoqërinë e gjyshes së tij, mamasë time. Fëmija pa gjithçka. Djali po vraponte drejt nesh kur dy personat me kokore që po lëviznin me motor, qëlluan me dy plumba ndaj bashkëshortit. Dhe djali në këtë moment bërtiti: ‘babi, babi’. Tani djalin po e mban mamaja ime, ndërsa unë po rri në shtëpi pasi nuk jam aspak mirë”, thotë Katerina Beqo.

 

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të krimit

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal dy ditë pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, ku autori i krimit 23-vjeçari Azgan Mërnica vazhdon të jetë ende në arrati.

Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se autori i krimit u arrit të identifikohej pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku dy të rinjtë janë konfliktuar për shkak të kalimit në një rrugë të ngushtë në hyrje të fshatit.

Njoftimi:

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme ishte avokati Spartak Ngjela, i cili ka dhënë mendimin e tij për vetëmbytjen e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj.

Avokati e ka nisur intervistën e tij duke deklaruar se ngjarja në fjalë është vrasje dhe jo vetëvrasje. Sipas tij vetëvrasja ka një shënim nga pas pasi një nënë nuk mund të vrasë veten dhe fëmijët në mënyrë aq të ftohtë. “Do t’i kenë vrarë dhe i kanë hedhur atje, se po të jenë vrarë para se të hidhen do kishin shenja fakti që nuk kishin shenja janë mbytur dhe janë mbytur në mënyrë të sofistikuar” ka thënë Ngjela.

Gjatë intervistës avokati ka hedhur dhe një “akuzë” për autopsinë pasi sipas tij autopsia zbardh ngjarjen dhe kjo autopsi nuk ka dalë ende. “Dëgjoni me vëmendje çdo vrasje shkon në hetim, çdo vetëvrasje shkon në hetim, çdo vdekje e papritur shkon në hetim, është me ligj. Ne nuk dimë shkakun e vdekjes së 4 personave” tha avokati.

Ai ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me çështjen duke theksuar se nuk dihet shkaku i vrasjes dhe mundësia që fëmijët të jenë vrarë me nënën e tyre është ë pamundur. Policia ka arrestuar vetëm shtyrjen e vetëvrasjes por jo arsyen, sipas avokatit nuk ka prova që bashkëshorti i saj të ketë gisht, është vetëm tradhëtia e tij bashkëshortore. Avokati ka ngritur dyshime të rënda në lidhje me vrasjen e fëmijëve të Alma Arrazit.

Ai thotë se rastet kur fëmijët vriten janë raste të xhelozisë së bashkëshortit duke dyshuar në tradhëti nga gruaja dhe ngre hipoteza se fëmijët nuk janë të tij. “Është një hetim shumë i vështirë, këta e kanë arrestuar bashkëshortin, po pse e kanë arrestuar? Është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal? Ajo ka mbytur vetën po pse? Ne nuk e dimë konfliktin bashkëshortor” shtoi avokati. Ngjela ka shtuar se ngjarja është një ngjarje e rëndë e cila prek opinionin publik dhe nuk mund të jepen fakte pa dalë e vërteta reale.

Continue Reading

Kronike

‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit

Në korrik 2023, Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23-vjeçarin Florjan Selimi në vitin 2019, ku vendosi 19 vite burg për autorët, Kiri Mërnica dhe Sadri Selaci. Kiri Mërnica është vëllai i autorit të vrasjes së policit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Azgan Mërnica, dy ditë më parë, ndërsa 23-vjeçari ndodhet ende në arrati. FSHN dhe RENEA janë në kërkim të tij.

Nëna e të ndjerit Florian Selimi, në një lidhje live për emisionin “Breaking”, tregoi në pika kryesore historinë dhe konfliktet e familjes së saj me familjen Mërnica. Sipas saj, djalin ia vrarë për hakmarrje, duke i prerë fytin natën e Kurban Bajramit dhe se edhe familjarë të tjerë janë kërcënuar nga familja Mërnica, për çështje pronësie dhe tokash.

Ndërsa kërkon drejtësi, ajo thotë se policia e Fierit e mbron familjen Mërnica dhe edhe pse e dinë që rrinë të armatosur, nëna e Florian Selimit thotë që nuk i godasin. Ajo kërkon drejtësi dhe që mos e manipulojnë ngjarjen për vrasjen e Cenaliajt.

“Ne kemi jetuar për 20 vite në fshatin Salaj të Fierit, një fshat që ka qenë problematik gjithmonë. Ka njerëz të armatosur dhe policia nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon, i liron pasi shoqërohen në drejtorinë e policisë.  2015 kishim një ngjarje ku vëllai im bëri një plagosje, ata e kërcënuan me jetë dhe në vetëmbrojtje e sipër, vëllai im e ka plagosur një nga autorët e krimit. Edhe aty nuk u bë hetimi i duhur, sepse nuk e pranuan kush janë autorët e krimit, sepse kishin dëshirë të hakmerreshin.

Natën e kurban Bajramit ma kanë therë në fyt djalin tim, duke bërë bërë kurban një fëmijë 23 vjeç në rrugë pa asnjë lloj motivi, vetëm se vëllai im ka plagosur njërin prej tyre.  Ka ndodhur për motive hakmarrje, por në Prokurori është shkruar “vrasje për urrejtje”. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha nëna e të ndjerit Florian Selimi.

Pse u larguat nga fshati Sulaj i Fierit?

“Pasiguria, kam kërkuar mbrojtur nga shteti. Për të mos pasur vrasje të tjera kemi ikur. Vëllain tim e kanë kërcënuar me armë, po atë ditë kanë plagosur edhe një person tjetër. E kanë me jetë a vdekje të largojnë personat nga veriu që vijnë aty, madje edhe vendasit sepse i duan vetëm për vete tokat.”

Vazhdojnë konfliktet me familjen Mërnica?

“Po, gjakun e djalit tim nuk kam për ta falur kurrë. Nuk do harrohet. Nuk jam e kënaqur me 19 vite burg sepse nesër pasnesër mund të dalin me lekë.”

Keni pasur kontakte me Azgan Mërnicën?

“Jo asnjëherë, unë shkoj te shtëpia ndonjëherë se dua ta shikoj, sa herë shkoj ata i kanë armët nëpër duar. I kam thënë policisë, ata e dinë, por asnjëherë nuk ndërhyjnë, nuk e di pse. Ata i lajmërojnë në Policinë e Shtetit dhe operacioni nuk funksionon.”

Vetëm me familjen tuaj ka pasur konflikt familja Mërnica?

“Ata kanë konflikt me gjithë fshatin, janë njerëz parazit që rrojnë vetëm duke vjedhur dhe ndonjë rrënjë hashashi.”

Si e mësuat ngjarjen për vrasjen e policit?

“Autori nuk kapet se mbrohet nga polica e Fierit. Rruga kur ka qenë polici që është vrarë është shumë e gjerë, përballë është edhe një rrugë me asfalt, është shumë lehtë që të kishte kaluar një makinë. Kjo ngjarje ishte e paramenduar, ta zbardhë shteti mos ta manipulojnë si me rastin e djalit tim.”

Vazhdojnë kërcënimet tani që jeni në Tiranë?

“Unë nuk iu kam frikën as kriminalëve dhe asnjërit. Jam me të drejtën time dhe nuk kam frikë deri sa të më vrasin. Nuk e njoh frikën.”

Gjatë procesit gjyqësor keni pasur përballje me familjen Mërnica?

“Nuk kam punë me vrasësit, kam punë me shtetin që ka falsifikuar ngjarjen. Nuk kam qarë çunin tim se më është dashur të merrem nëpër dyer institucionesh për të zbardhur ngjarjen.”/Top Chann

Continue Reading
Advertisement

TRENDING