Kronike
Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Ndërkaq, shtetasi F. P., 31 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

