Kronike
Aksident i RËNDË në Elbasan/ “Benz-at” përplasen “kokë më kokë”, detajet e para
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Elbasan-Cërrik në fshatin Shirgjan. Mësohet se 2 mjete tip “Benz” janë përplasur “kokë më kokë” .Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar 2 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit. Aktualisht bëhet me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qendrueshme.
Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Mund të konsiderohet fat që drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Duke qënë se në këtë segment tregtojnë dhe fermerë bilanci mund të kishte qënë tragjik.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.