Kronike
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike
Një aksident i rëndë është raportuar pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën. Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të riun nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.