Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, furgoni përplas motorin! Vdes një nga drejtuesit

Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 në Ishull-Lezhë, në aksin Lezhë-Laç, pranë mbikalimit, kur një automjet tip furgon “Benz”, është përplasur me një motomjet, ku për pasojë drejtuesi i këtij të dytit mori plagë të rënda dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.

Viktima është Pavlin Ndoji, 56 vjeç. Policia tha se shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit “Benz”, me inicialet M.M., dhe po e merr në pyetje.

“Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”.

Gazetari Elvis Hila, informon se Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat.

 

Advertisement