Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Sarandë, raportohet për dy viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet. NTV.AL mëson se kanë ndërruar jetë 2 italianë si pasojë e aksidentit. Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Në përditësim…

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet ku për pasojë kanë vdekur 2 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe si pasojë kanë vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarand

Advertisement