Connect with us

Kronike

Aksident i trefishtë në afërsi të një shkolle, shoqërohet në Polici shoferi…

3 mjete janë përfshirë në një aksident në afërsi të shkollës profesionale mekanike të qytetit të Korçës. Aksident ka ardhur për shkak të manovrës së gabuar të njërit prej mjeteve në rrethana kur rruga përgjatë parkut “Rinia” të këtij qyteti nuk lejon parakalimin e mjeteve për shkak të ngushtësisë se rrugës.

Nga përplasja kanë pësuar dëme të shumta materiale të dy automjetet e përfshira në këtë aksident. Policia ka shoqëruar në komisariat njërin nga drejtuesin e mjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar në të tre drejtuesit e mjeteve Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një prej shkollave të mesme të këtij qyteti dhe për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar as nga kalimtarët e rastit.

Advertisement