Kronike
Aksident i trefishtë në Lezhë, lëndohet shoferi

Aksident i trefishtë në Lezhë. Automjete u përfshinë në një aksident në afërsi të Ishull Lezhë pranë një pikë karburanti.
Paraprakisht sipas policisë lokale përplasja ndodhi për shkak të mos respektimit të distancës mes automjeteve lëvizëse. Raportohet për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Opel”, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Makinat e përfshira në aksident fatmirësisht nuk shkaktuan të dëmtuar rëndë, ndërsa trafiku i rënduar detyroi policinë të devijonte trafikun.

