Kronike
Aksident i trefishtë në Vlorë, lëndohen 3 persona
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Rreth orës 07:00, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit, 2 drejtuesit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit