Connect with us

Kronike

Aksident, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një karrotrec. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, ku 27-vjeçari M.Ç., duke drejtuar karrotrecin ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin. Viktima ende nuk është identifikuar dhe dyshohet se mund të jetë endacak. Drejtuesi i karrotrecit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement