Kronike
Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, automjeti përplaset me kamionin, humb jetën një grua

Në aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në vendin e quajtur Pishkash, nga ku raportohet se rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit. Mësohet se automjeti tip “Benz”, me drejtues 34-vjeçarin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një person nga Maqedonia e Veriut.
Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

