Connect with us

Kronike

Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një Benz me targa AB 270 PC i drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92-vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

 

Advertisement