Connect with us

Kronike

Aksident në Elbasan, makina përplas kopenë e bagëtive

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Cërrik-Belsh. Një automjet i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka aksidentuar një tufë me bagëti.

Një numër i madh prej tyre kanë ngordhur dhe momentalisht është bllokuar pjesërisht qarkullimi në këtë aks.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Advertisement