Connect with us

Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë-Thumanë/ Përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës nacionale Fushë-Krujë-Thumanë pranë fshatit Derven.

Mësohet se janë përplasur dy autovetura me njëra-tjetrën, si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre.

Sakaq, raportohet se njëri nga të plagosurit është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri po merr mjekim në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, po heton për shkaqet e aksidentit.

Advertisement