Connect with us

Kronike

Aksident në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar, baba i 3 fëmijëve (EMRI)

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në një anë të rrugës në Via Colletto Santucci. 43-vjeçari po transportonte me traktor një eskavator në zonën Frati të Camaiore, sipas mediave italiane. Roland Çizmja dyshohet se ka humbur jetën pasi i ka rënë një degë peme që ka goditur njërin skaj të traktorit që më pas mund të ketë shkaktuar aksidentin. Ndonëse shkaqet ende nuk dihen deri më tani dihet vetëm që punëtori kishtë pësuar një dëmtim në kokë. Rolandi la pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan e tij me të cilët jetonte në Via Cesare Battisti, në një shtëpi të blerë kohët e fundit. 43-vjeçari bashkë më vëllanë e tij kishin emigruar në Itali me varkë në vitet 1990. Policia italiane po punon për zbardhjet e shkaqeve te aksidentit që çuan dhe në vdekjen e 43-vjeçarit.

Advertisement