Connect with us

Kronike

Aksident në Pogradec, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Piskupat.

Drejtuesi i një mjeti furgon mallrash ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin mbrojtës të aksit nacional.

Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia tej normave të lejuara

Advertisement