Bota
Aksident rrugor/ 17 të vdekur dhe 22 të plagosur
Aksident i tmerrshëm rrugor në provincën Jiangxi, Kinë Juglindore.
17 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në një aksident të tmerrshëm rrugor në provincën Jiangxi të Kinës lindore. Një bilanc vërtet dramatik. Informacioni u raportua nga transmetuesi shtetëror CCTV, i cili citoi autoritetet lokale dhe nënvizoi se aktualisht po zhvillohet një hetim për të kuptuar shkaqet e kësaj tragjedie të tmerrshme. Policia Rrugore e Nanchang lëshoi një paralajmërim për shoferët për “mjegull” në zonë, një orë pasi u publikua lajmi për aksidentin. “Dukshmëria gjatë vozitjes është e pasigurt, ju lutemi përdorni dritat e mjegullës. Ngadalësoni shpejtësinë, vozitni ngadalë, mbani një distancë të sigurt nga makina përpara, shmangni këmbësorët dhe mos ndërroni korsi dhe mos ecni përpara”, paralajmëruan ata.
Aksidenti më i rëndë dhe më i fundit daton në shtator, kur 27 persona humbën jetën në përplasjen e një autobusi që transportonte një grup personash të destinuar për karantinë në provincën e Guizhou, në jugperëndim të vendit.