Connect with us

Aktualitet

Aksident te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, ndërron jetë 28-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, aksi Fier-Lushnjë.
Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po lëvizte përfundoi në kanalin kullues.
Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.
Megjithatë ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo ndërroi jetë nga përplasja në aksident. Trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.
Lajm në përditësim…

Advertisement