Kronike
Aksident tragik me një viktimë dhe 3 të plagosur, dolën nga mjeti por u përplasën nga një makinë tjetër

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën, dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Raportohet se 28- vjeçari, Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Por pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga Ismail Laçe. Si pasojë e goditjes, Muçaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Viktima dhe tre të plagosurit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë. Ismail Laçe është shoqëruar nga policia per sqarimin e rrethanave te aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L. Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale./

