Connect with us

Bota

Aksident tragjik, humbin jetën 5 të rinj

Një aksident fatal është regjistruar në periferi të Romës, Itali. Një makinë, në të cilën po udhëtonin disa të rinj u aksidentua dhe u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana, teksa lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses.

Si pasojë e aksidentit raportohet se pesë persona kanë humbur jetën, teksa një person i gjashtë u dërgua në spital. Bëhet e ditur se pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.

Advertisement