Kronike
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin, humbin jetën dy 20-vjeçarë shqiptarë, plagoset një grua
Një aksident tragjik është shënuar në Itali, duke u marrë jetën dy të rinjve shqiptarë.
Dy të rinjtë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja u transportua në spital, në gjendje kritike.
LAJMI NE PERDITESIM
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.
Makina me të cilën 20-vjeçarët udhëtonin, ku ishte dhe një person i tretë, që u plagos rëndë, u përplas me një kamion, shkruajnë mediat italiane.
Drejtuesi i kamionit dhe pasagjerja mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve u bllokua përkohësisht.
Grupet e hetimit po punojnë për të gjetur shkaqet e aksidentit tragjik.