Connect with us

Bota

Aksident tragjik në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Komo të Italisë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 40-vjeçar është është plagosur rëndë një 38-vjeçar.

Viktima, ishte duke drejtuar një Smart i cili në kryqëzimin për Solbiate u përplas kokë më kokë me një Fiat Tipo në të cilën udhëtonte një shqiptar 38-vjeçar me banim në Romë.

I pari u transportua në spitalin e Komos, por nuk ia doli. Ndërkohë, gjendja e shqiptarit mësohet se është e rëndë.

Duket se njëra nga dy makinat ishte duke u kthyer, por dinamika po hetohet nga karabinierët.

Advertisement