Bota
Aksident tragjik në Selanik, humbin jetën dy adoleshentë, një 17-vjeçar shqiptar në gjendje të rëndë në spital
Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.
Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.
Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.
Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.