Connect with us

Kronike

Aksident ‘zinxhir’/ 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, zbardhen detajet e para

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen Mangalem, ku automjeti tip Opel me targa te huaja ka goditur mjetin tip Volkswagen me targë AA 590 ZB i cili ishte në pritje të semaforit.

Nga goditja e fortë është dëmtuar gjithashtu dhe mjeti Mercedes Benz i cili ndodhej përpara makinës Volkswagen.

Si pasojë e këtij e këtij aksidenti një nga pasagjerët që ndodhej në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu ku bënë këqyrjen e terrenit për të nxjerrë dhe shkaqet që sollën aksidentin ku u përfshinë tre automjete

Advertisement