Kronike
Aksidenti me 1 viktimë në Librazhd, kush është 18-vjeçari që humbi jetën dhe 3 të plagosurit
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka mbetur viktimë një 18-vjeçar.
Bëhet e ditur se makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjeri 18-vjeçar Dorian Belba ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.