Kronike
Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja rreth gjendjes së turistëve
Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa e prej tyre kanë marrë goditje të forta.
Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë.
Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë. Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.
Sipas raportimit, gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.