Connect with us

Kronike

Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë- Përmet, dërgohen në morg trupat e emigrantëve

Janë dërguar në morgun e Lushnjes trupat e shtatë emigrantëve që humbën jetën mëngjesin e kësaj të marte në aksidentin tragjik në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet,

Sipas raportimeve, ata do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë edhe identitetin e viktimave.

Policia arriti të identifikojë vetëm drejtuesin e automjetit, shtetasin Edison Bregaj, 24 vjeç, i cili po transportonte emigrantët, që besohet se janë shtetas nga vendet e treta, që shfrytëzojnë korridoret për të kaluar drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar.

Advertisement