Aktualitet
Aksidenti me 9 të plagosur, Brataj: Shoferi s’kujtonte asgjë
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj foli për aksidentin masiv diten e sotme te Shallvaret, duke sqaruar se ekipi i cili ka shkuar fillimisht në vendin e ngjarjes kanë vënë re se shoferi nuk kujtonte asgjë. Brataj tha se sipas informacioneve të raportuar, autobusi nuk duket se ka qenë me shpejtësi, pasi në të kundërt do të kishte pasoja më të mëdha.
“Ekipi i parë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, atë ka referuar që shoferi nuk kujtonte asgjë. Dhe mesa pashë në vendin e ngjarjes nuk kishte frenim të autobusit. Mendoj që nuk ka qenë shumë shpejt makina. Po të ishte shpejtësia e lartë, do të kishim shumë të plagosur pasi ishte autobus me një numër të lartë. Ne e quajmë humbje të koshiencës, ndërsa gjendja sinikopale, është kur i humb komplet reflekset. Sigurisht që ka limite apo kufizime të përdorimit të patentës për nivele të ndryshme punë. Një diabetik nuk duhet të jetë, apo një epileptik sepse mund t’i ndodhë shqetësimi në moment. Pra duhet të kenë kufizime të tyre, sa i përket llojit të sëmundjeve. Kur bënë testin e alkoolit isha prezent”, tha ai, duke shtuar: ” Edhe mund të shtohet numri. Sepse ka pasur edhe në makina persona. Në momentin e parë nuk është e thënë që mund të ndjesh diçka,” tha Brataj