Connect with us

Kronike

Aksidenti me dy të vdekur në tunelin e Kalimashit, pamjet e rënda

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur këtë pasdite brenda tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”.

Në aksident u përfshinë dy autovetura dhe një autobot.

Policia njoftoi se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S.O., N.O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 3 të tjerë po marrin mjekim në spital dhe sipas vlerësimit të bluzave të bardha ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të bluve. Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se një parakalim i gabuar dyshohet të ketë qenë shkak i aksidentit me bilancin më tragjik të ndodhur javët e fundit.

Përplasja solli edhe bllokim të qarkullimit në tunel.

Advertisement