Kronike
Aksidenti në Durrës, kush është 44-vjeçari i dënuar për prostitucion
Hektor Psatha, ish-lojtari i Kombëtareska humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës në saj të një aksidenti.
NTV.AL mëson se 44-vjeçari Hektor Psatha i cili humbi jetën ditën e sotme ishte i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge.
Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.
Ish-futbollisti u arrestua 5 vite më parë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndaje lëndësh narkotike.