Connect with us

Kronike

Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, ndërron jetë një nga të plagosurit (EMRI)

Ka ndërruar jetë një nga katëer të plagosurit nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në superstradë Lezhë-Laç. Isa Docaj, 80-vjeç ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiran, ku edhe pas ndihmës mjekësore nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë 3 personat e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Advertisement