Aktualitet
Aksidenti në Tiranë, dëshmia e shoferit të autobusit: Nuk jam ndjerë mirë
“Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, ky është rrëfimi i Agron Xhafës, shoferit 63-vjeçar të autobusit të Unazës, që të hënën u përplas me 10 automjete të tjera te kryqëzimi i Tajvanit në Tiranë, duke lënë të lënduar lehtë 10 persona.