Connect with us

Kronike

Aksidenti te Liqeni, del video/ Me shpejtësi skëterrë del nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe…

Kjo është video e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës. Siç shihet edhe nga video , mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë. Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Mjeti ka ecur vetëm drejt dhe është ngjitur në malore, ndonëse rruga e ‘Kosovarëve’ pritet nga një aks tjetër ai nuk është kthyer majtas.

 

Advertisement