Kronike
Aksidenti tragjik, vdes edhe shoferi i ‘Audi-t’ që ra nga mbikalimi
Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin e rëndë sot në afërsi të TEG-ut ka ndërruar jetë në spital. 20 vjeçari po lëvizte me shpejtësi të madhe kur çau bordurën e mbikalimit dhe ra mbi një makinë tjetër. Dy vajza humbën jetën gjithashtu në aksidentin e rëndë dhe u plagosën tre të tjerë.
“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi“, njofton policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:55 në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Klevis Ruçaj, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg.
Pasi pasi ka humbur kontrollin duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Qemal Kurti, rreth 60 vjeç, i cili është plagosur bashkë me tre të tjerë.
…
TIRANË- Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin në afërsi të TEG-ut një vit më parë ishte pajisur me patentë shoferi. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se brenda pak muajsh, 20-vjeçari ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.
Rastet e gjobitjes:
1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022
Ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. Në aksidentin tragjik humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.